Rreth Neolife

Qendra Mjekësore Neolife, e vënë në shërbim në fund të vitit 2010, bashkon teknologjinë moderne të nivelit të lartë të përdorur në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit, me një ekip mjekësh kompetent në këtë fushë, dhe ofron kujdes shëndetësor modern me një perspektivë multi-disiplinore.

Me zyrat ndërlidhëse që kemi hapur në Azerbajxhan, Shqipëri, Bullgari, Moldavi, Rusi dhe së fundi në Bagdad, jemi duke punuar me synimin që të realizojmë njohjen dhe promovimin e veprimtarisë sonë në vendet fqinje, punë e cila është duke vazhduar me entuziazëm.

Me profilin e suksesshëm të arritur nga modeli i Neolife Stambolli në Turqi, ne në fund të vitit 2013 kemi hapur qendrën e dytë mjekësore Neolife në Bukuresht , duke ju afruar një hapë më shumë objektivave që kemi përcaktuara në arenën ndërkombëtare.

Objektivi ynë është të sigurojmë vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e veprimtarisë sonë duke rritur shkallën e suksesit, cilësisë së shërbimeve dhe kënaqësisë së arritur nga marrëdhëniet pacient-mjek.

Misioni ynë

Të bëhemi një institucion që ofron shërbime shëndetësore të fokusuar në kënaqësinë e pacientit, të mbështetura me një teknologji të nivelit të lartë si në diagnostikim ashtu edhe trajtim, me një ekip kompetent dhe me një politikë multi-disiplinore trajtimi, sidomos në sëmundjet onkologjike.

Vizioni ynë

Të bëhemi një institucion referimi në praktikat onkologjike, që ofron shërbime me cilësi të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare në shumë qendra si brenda dhe jashtë vendit.

Politika Jonë e Cilësisë

Qendra Mjekësore Neolife ofron shërbime shëndetësore onkologjike të fokusuara në parimet themelore të kënaqësisë së klientit sipas standardeve ndërkombëtare. Kjo qendër është një institucion që përdor në mënyrë efektive sistemin kombëtar të menaxhimit të cilësisë ISO 9001-2008, që përpiqet vazhdimisht për përmirësimin e këtij sistemi, për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, si dhe për të mundësuar që objektivat e cilësisë të adoptohen nga të gjithë punonjësit e qendrës.