Rreth Nesh - Neolife Tıp Merkezi
Pyesni mjekun Kontaktoni me ne+90 212 385 31 00

Rreth Neolife

Qendra Mjekësore Neolife, e vënë në shërbim në fund të vitit 2010, bashkon teknologjinë moderne të nivelit të lartë të përdorur në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit, me një ekip mjekësh kompetent në këtë fushë, dhe ofron kujdes shëndetësor modern me një perspektivë multi-disiplinore.

Në udhëtimin tonë me vizionin për tu bërë një institucion referimi në praktikat onkologjike, që ofron shërbime me cilësi të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare në shumë qendra si brenda dhe jashtë vendit, në vitin 2011 ne kemi marrë çertifikatën ISO 9001-2008 dhe në vitin 2013 certifikatën e akreditimit JCI duke dokumentuar në këtë mënyrë cilësinë e shërbimeve shëndetësore që ofrojmë.

Me zyrat ndërlidhëse që kemi hapur në Azerbajxhan, Shqipëri, Bullgari, Moldavi, Rusi dhe së fundi në Bagdad, jemi duke punuar me synimin që të realizojmë njohjen dhe promovimin e veprimtarisë sonë në vendet fqinje, punë e cila është duke vazhduar me entuziazëm.

Me profilin e suksesshëm të arritur nga modeli i Neolife Stambolli në Turqi, ne në fund të vitit 2013 kemi hapur qendrën e dytë mjekësore Neolife në Bukuresht , duke ju afruar një hapë më shumë objektivave që kemi përcaktuara në arenën ndërkombëtare.

Objektivi ynë është të sigurojmë vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e veprimtarisë sonë duke rritur shkallën e suksesit, cilësisë së shërbimeve dhe kënaqësisë së arritur nga marrëdhëniet pacient-mjek.


Misioni ynë

Të bëhemi një institucion që ofron shërbime shëndetësore të fokusuar në kënaqësinë e pacientit, të mbështetura me një teknologji të nivelit të lartë si në diagnostikim ashtu edhe trajtim, me një ekip kompetent dhe me një politikë multi-disiplinore trajtimi, sidomos në sëmundjet onkologjike.

Vizioni ynë

Të bëhemi një institucion referimi në praktikat onkologjike, që ofron shërbime me cilësi të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare në shumë qendra si brenda dhe jashtë vendit.

Politika Jonë e Cilësisë

Qendra Mjekësore Neolife, e akredituar në vitin 2013 nga JCI është qendra e parë e diagnostikimit dhe trajtimit ambulatore në Turqi, e pajisur me çertifikatë akreditimi. Procesi i akreditimit konsiston në dokumentimin e disa aspekteve të veprimtarisë (të tilla si përmirësimi i cilësisë së kujdesit ndaj pacientit, pakësimi i rreziqeve duke krijuar një mjedis të sigurt për pacientët dhe personelin, sigurimi i përmirësimit të vazhdueshëm) në kuadrin e një sërë standardesh të përcaktuara nga JCI.

Qendra Mjekësore Neolife ofron shërbime shëndetësore onkologjike të fokusuara në parimet themelore të kënaqësisë së klientit sipas standardeve ndërkombëtare. Kjo qendër është një institucion që përdor në mënyrë efektive sistemin kombëtar të menaxhimit të cilësisë ISO 9001-2008, që përpiqet vazhdimisht për përmirësimin e këtij sistemi, për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, si dhe për të mundësuar që objektivat e cilësisë të adoptohen nga të gjithë punonjësit e qendrës.

Takim online Pyesni mjekun
Qendra Onkologjike Neolife është pjesë e Bozlu Holding ©2016